Planifikoni dasmën në përsosmëri
DetailsJoyweddingfilms eshte nje enderr e nisur nga viti 2017 nga Besarti dhe Agoni. Filloi me qellimin qe indrustria e dasmave ne Kosove te merrte nje kahje tjeter dhe te ndryshonte.
Ne kohen kur filluan endrren e tyre, Agoni kishte 12 vite pervoje pune, e Besarti 7 sosh dhe tashme per ta videot e dasmave kishin qene nje fushe me nje experience te gjate.
Ndryshimin qe joyweddingfilms e ka synuar prej fillimit ka qene dhe vazhdon te jete emocioni, personalizimi dhe stili filmik dhe dokumentareskt i videove te dasmave.
Sfida me e madhe ne fillim ka qene edukimi i tregut dhe te merrnim besimin e klientave per te krijuar dicka te re dhe te papare deri at kohe.
Betimet, emocionet, docunight (intervistat), first look (mes dhendrrit dhe nuses, si dhe nuses me familjen ose shoqerine e saj) jane disa nga sherbimet qe jane pranuar me shume deshire nga klientat tane. Sot, pas pothuajse 6 viteve, keto trende jo vetem qe jane pranuar dhe pelqyer nga klientet tane, ato tashme jane bere trend i seciles video te dasmave ne Kosove.
Nuk ka gje me te bukur se kur nje person arrin qe pasionin per nje pune ta kthej ne profesion. E per ne, ky pasion vazhdon te rritet cdo dite e me shume.
I falenderojme te gjitha çiftet qe na besuan dhe vazhdojne te na besojne diten e tyre me te bukur te jetes.