Fotograf dhe kameraman dasme në Prishtinë
Joy Wedding Films është studio filmash dhe fotografie dasmash nga Prishtina. Që nga viti 2017 Agoni, Besarti dhe ekipi ynë filmojnë dhe fotografojnë dasma në Prishtinë, në gjithë Kosovën dhe në rajon, nga përgatitjet e para në shtëpi deri te vallja e fundit e natës. Çiftet tona na vlerësojnë me 5.0 në Google, dhe ajo që shkruajnë më shpesh nuk ka të bëjë me kamerat. Ka të bëjë me filmin që, pas vitesh, ua kthen sërish ndjenjën e asaj dite.
Dokumentar dasme në Prishtinë
Ne e filmojmë ditën ashtu siç ndodh. Nuk e ndalim dasmën për të inskenuar momente dhe nuk i kërkojmë familjes të përsërisë atë që sapo bëri. Rrimë afër, të qetë dhe pa u dukur, që ju dhe mysafirët t’i harroni kamerat. Kështu në film hyjnë momentet e vogla: shikimi mes jush para kurorëzimit, dora e babait mbi supin tuaj, shoqëria që këndon këngën që e këndojnë gjithmonë bashkë.
Në studion tonë në Prishtinë filmin e ndërtojmë si histori, me muzikë, me zërin natyral të ditës dhe me fjalët e njerëzve që i doni. Shumë çifte zgjedhin dokumentarin e gjithë ditës bashkë me një film të shkurtër prej disa minutash për ta ndarë me të tjerët. Me intervistat (Docunight), familja dhe shoqëria ju flasin me fjalët e tyre, dhe dëgjoni gjëra që askush s’i tha me zë në ditën e dasmës.
Fotograf dasme në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën
Fotografët tanë punojnë njësoj: foto natyrale të ditës, të familjes dhe të detajeve, pa pozime të gjata. Për photoshoot-in e çiftit ju çojmë në një vend që ju përshtatet, në një kopsht, në qytetin e vjetër, në një kështjellë ose në një vend që ka kuptim për të dy, dhe ju udhëzojmë butë që të dilni ashtu siç jeni, edhe nëse mendoni se s’dini të pozoni. Fotot dhe filmat i merrni në një galeri private online, që prindërit, gjyshërit dhe të afërmit jashtë vendit t’i shohin dhe t’i shkarkojnë nga shtëpia.
Sallat ku filmojmë dasma
Sallat dhe kopshtet e Prishtinës i njohim mirë, nga drita në sallë deri te vendi më i mirë për vallen e parë. Kemi filmuar dasma në Grand Events, White Garden, Pandora Castle, Venus Hotel, Amazon Hotel, Grand Venue, Vranina Palace dhe Sun Garden Vali Ranch, si dhe në qytete në gjithë Kosovën si Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaji. Udhëtojmë edhe në Shqipëri (Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin) dhe në Maqedoni të Veriut (Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë).
Dasma të fundit në Prishtinë
Sarah & JavanShort Film
Agonita & LeonorShort Film
Donna & LindritShort Film
Nicholas & ArmentaDokumentarDasma në Kosovë dhe në rajon
Agneta & RronDokumentar
Betina Bajraktari & Leart DurakuShort FilmSi punojmë
- Takimi i parë. Dëgjojmë planet tuaja, familjet dhe çka ka më shumë rëndësi për ju, në studion tonë në Prishtinë ose online.
- Orari bashkë. Para dasmës e planifikojmë ditën me ju, që asgjë e rëndësishme të mos humbasë dhe të mos nxitoni kurrë.
- Dita e dasmës. Jemi me ju nga përgatitjet deri në fund të natës dhe ndihmojmë ku mundemi, nga kravata te veli.
- Galeria juaj. Fotot dhe filmat vijnë në galerinë tuaj private online, gati për t’i parë me gjithë familjen.
Kontrolloni datën
Të shtunat e verës në Prishtinë mbushen herët. Na dërgoni datën dhe sallën te faqja e kontaktit ose na shkruani në WhatsApp në +383 44 959 500, dhe ju kthejmë përgjigje me disponueshmërinë dhe ofertën për dasmën tuaj. Nëse jetoni jashtë dhe dasmën në Kosovë e planifikoni prej andej, lexoni si i planifikojmë dasmat me çiftet nga diaspora.
Pyetjet e shpeshta
A filmoni dhe fotografoni edhe jashtë Prishtinës?
Po. Punojmë në gjithë Kosovën (Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj), në Shqipëri (Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin), në Maqedoni të Veriut (Shkup, Tetovë, Gostivar) dhe në dasma jashtë vendit, si në Itali, Greqi dhe Zvicër.
A i keni fotot dhe videon bashkë?
Po. Fotot dhe filmin i bën i njëjti ekip, që të dyja ta tregojnë të njëjtën histori të ditës. Sipas dëshirës shtohen photoshoot-i i çiftit, intronight dhe intervistat me familjen.
Sa herët duhet ta rezervojmë datën?
Shumica e çifteve na rezervojnë 7 deri 12 muaj përpara. Korriku dhe gushti mbushen të parët, sidomos të shtunat, prandaj për verën ia vlen ta siguroni datën sa më herët.
Sa kohë duhet derisa t'i marrim fotot dhe filmin?
Fotot zakonisht janë gati brenda rreth një muaji pas dasmës, ndërsa filmi i dasmës brenda dy deri tre muajsh. Gjithçka vjen në një galeri private online, ku familja i sheh dhe i shkarkon nga kudo.
Sa kushton fotografi dhe kameramani i dasmës?
Çmimi varet nga data, vendi dhe çka doni të mbulojmë. Na dërgoni datën dhe sallën te faqja e kontaktit ose në WhatsApp (+383 44 959 500) dhe ju kthejmë përgjigje me disponueshmërinë dhe ofertën.